×
  • Lajme
  • Lajme

    Elshani i PDK-së: Reagimet e VV-së për zgjedhjet serbe janë vazhdim i mashtrimit që e bënë në pandemi me Serbinë

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 13:22

    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se deri tani nuk ka asnjë kërkesë formale në KQZ për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.


    Ai tha se reagimet e Vetëvendosjes për zgjedhjet serbe në veri, janë vazhdim i mshtrimeve të partisë së Albin Kurtit.

    “Reagimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet serbe janë vazhdimësi e mashtrimeve të tyre me qytetarët e Kosovës. Qeveria Kurti për 100 ditë hapi tërësisht kufijt e Kosovēs me Serbinë dhe bashkëpunoi me shtetin serb ndërsa mbylli kufijt e Kosovës me Shqipërinë. Këto reagime tani që janë në opozitë, janë të turpshme”, tha Elshani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!