×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Jashtme fton AKI-në, drojë për rrjedhje të informacioneve te ish-pushteti

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 14:03

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës  përmes një njoftimi për media ka bëtë të ditur se e ka ftuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve dhe të mbështes masat për rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve në këtë ministri.


    Kjo pasi që siç thuhet në njoftim, pas marrjes së detyrës nga Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, janë vënë re shumë parregullsi sa i përket plotësinë dhe sigurisë së informacioneve të trashëguara nga qeveria e kaluar të cilat cenojnë funksionalitetin e MPJD.

    “Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim me AKI, MPJD do të merr të gjitha masat e nevojshme administrative dhe ligjore për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së informacioneve në MPJD”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!