×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Sapo votova kundër propozimit të Mustafës, përjashtimi i Vjosa Osmanit u ngjan sistemeve të kaluara

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 14:57

    Deputeti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Haxhi Avdyli ka dalë kundër propozimit të Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares në parti.


    Ai ka theksuar se ka votuar kundër propozimit të Isa Mustafës.

    “Unë, sapo votova kundër”.

    Këtë iniciativë ai e ka quajtur diferencim, që u përngjan sistemeve të kaluara.

    “Ky diferencimi ideopolitik të kapëseve të kreut të LDK-së i përngjan diferencimit të sistemeve të kaluara”, ka theksuar ai. Sipas tij, askush s’ka me mund me diferencu atë që ka besimin e qytetarëve.

    “Ka për t’u kthyer bumerang ky diferencim atyre që nisën atë, sepse votuesi e qytetari do i diferencon keq te kutia e votimit kur të vjen koha. LDK është më madhe se Isa Mustafa e rrethi i tij”, tha ai për Gazeta Blic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!