Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.
Sipas dokumentit, votimi do të zgjas vetëm sot gjatë ditës dhe mbyllet në orën 19:00, ku pritet të dihet nga Këshilli i Përgjithshëm nëse janë për shkarkimin e kryeparlamentares Osmani.
Reporteri ka tentuar të marrë një deklaratë nga kyeparlamentarja Vjosa Osmani lidhur me këtë çështje, por këshilltari i saj, Bekim Kupina ka thënë për Reporterin se po presin të shohin se si do të zhvillohet procesi i votimit, duke thënë se tek atëherë kryeparlamentarja Osmani do të dalë me një qëndrim.
Ndërkohë, një prej arsyetimeve për shkarkim të Osmanit, është përmendur fakti se ajo kundërshtoi krijimin e Qeverisë nga LDK e, sipas tyre, edhe pas krijimit ajo u shpreh publikisht se “kjo nuk është Qeveri e LDK-së”. /Reporteri.net