×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në Serbi, Rama në mbështetje të partisë së shqiptarëve: Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 16:08

    Ditën e nesërme zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ku partitë shqiptare do të garojnë të bashkuar në listën Lugina e Bashkuar.


    Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në votime, duke u shprehur se bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve.

    “Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, shkruan Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!