×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas letrës së Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit, reagon bashkëshorti i saj

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 16:47

    Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, sot i ka dërguar një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë për tu deklaruar me votë rreth dy propozimeve.


    Njëri për afrimin e Avdullah Hotit afër vetes në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që mbanë në parti.

    Lidhur me një zhvillim të tillë ka reaguar kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se LDK e Ibrahim Rugovës nuk e ka traditë që të përjashtojë njerëzit.

    E një qëndrim të tillë të Tahirit e ka pëlqyer bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, dhe të njëjtin e ka shpërndarë.

    Për këtë zhvillim ka reaguar edhe Fatmir Rexhepi i cili ka thënë se nuk voton kurrë për shkarkimin e Vjosa Osmanit, derisa Melihate Tërmkolli ka thënë se duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm për të diskutuar rreth një çështje të tillë, meqë sipas saj nuk është aq e thjeshtë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!