Një grua e cila ishte duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ka humbur jetën pasditën e sotme.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net”, e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipjanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin aty, ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin.”, thuhet në njoftimin e Policisë për Reporterin.
Për këtë rast ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për medie ku kanë thënë se sipas informatave që kanë dyshohet se një e paraburgosur me inicialet D.R ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.
“Sipas informatave të KMDLNj dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në njoftimin e dërguar për medie. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.