×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohen dy vetura në kryqëzimin afër katedrales “Nëna Terezë”

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 19:17

    Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në kryqëzimin afër katedrales “Nëna Tereza” në kryeqytet.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen se janë përfshirë dy vetura.

    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Sot, më 20.06.2020, rreth orës 18:15, në afërsi të Katedralës në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit dy persona kane pranuar ndihmë mjekësore në vend-ngjarje nga ekipi mjekësor. Policia ka bërë ekzaminimet në vend-ngjarje.”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.

    Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!