Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka reaguar pas inicimit për votimin e shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se ‘demokratët virtualë të Vetëvendosjes duhet të kenë një herë në jetë guxim për ta bërë një hap, para se ta mbrojnë Vjosën”, shkruan Reporteri.net.
“Shkoni more pak ne VV, provojeni, praktikojeni mendimin ndryshe.”, shkruan tutje Hyseni.
Ky është postimi i tij i plotë:
Priteni tash gjamen e kujen e VV-se per mungese demokracie ne LDK.
LDK eshte subjekt qe nuk me ben pershtypje fare, por e di qe fenomeni ‘Vjose’ ne VV deri tash do te shpallej agjente ruso-serbe 100 here.
Ju demokratet e radikalet e partise, a kurkujt nuk i shkoi mendja bile me fishkellu kur e rrezuan qeverine ‘historike’ a?! Jo, edhe revolta eshte e kontrolluar. Ka thane Bini keshtu! Ne gjithe kete agore demokracie, per ilaq kush nuk dyshoi, mire protesta, pardon tubimi, po mbahet, makar Arbeni s’eshte mire me fole ne proteste bre?! Jo, keshtu ka vendose Partia, dmth Bini!
Ju demokratet virtuale, pak guxim ju lutem! Nje here ne jete, nje hap bejeni. Hiqeni qafe diatancen, se ajo eshte zinxhir. Shkoni more pak ne VV, provojeni, praktikojeni mendimin ndryshe.
https://www.facebook.com/zgjim.hyseni/posts/3240496319304000
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.