×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 19:40

    Është konfirmuar viktima e parë në Gjirokastër nga Covid-19.


    Burime për Top Channel mësojnë se ai është nxjerrë nga spitali i QSUT në gjendje të qëndrueshme por ka humbur jetën rrugës për në shtëpi, pranë Lushnjes.

    Mësohet gjithashtu se viktima, një 68-vjeçar vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

    Ndërkohë kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

    Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se një 70-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin infektiv. 70-vjeçarja e prekur nga Covid-19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!