×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Werderit e kritikon rëndë Rashicën, kjo është arsyeja pse ylli kosovar u la në bankë rezervë

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 16:18

    Milot Rashica dje nuk u aktivizua fare në ndeshjen kundër Mainzit


    Mainz e mposhti Werderin me rezultat 3-1 dhe tani skuadra ku luan ylli kosovar rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga, shkruan Reporteri.net

    Rashica që konsiderohet si ylli i skuadrës së fundi ka marrë një goditje të rëndë nga trajneri i tij, Florian Kohfeldt, i cili nuk e aktivizoi fare në ndeshjen kundër Mainzit.

    “E kam parë Milotin në ndeshjet e fundit dhe ai nuk ndërmori asnjë aksion të rrezikshëm në takimet kur luajti nga fillimi,” ka thënë Kohfeldt.

    “Shpresoja që për një moment loja të bëhej më e hapur për ne dhe ta inkuadroja Milotin për ta përdorur shpejtësinë e tij, por kjo gjë nuk ndodhi. Nuk funksionoi asgjë, unë vetëm kështu mund ta shpjegoj,”.

    Ndryshe, Miloti pritet të largohet nga Werderi gjatë verës ku ka shumë klube të njohura që janë të interesuara për shërbimet e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!