Aktualisht është figura qendrore e politikës kosovare. Ekonomisti Avdullah Hoti, bëri mirë llogaritë dhe arriti të bëhet kryeministër pas rrëzimit të Kurtit nga pushteti dhe marrëveshjes për bashkëqeverisje me AAK-në dhe Nismen Social-demokrate.
Së fundi, Hoti njeriu më i besuar i Isa Mustafës mori pozitë edhe në parti duke u bërë nënkryetar i LDK-së pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga kjo detyrë.
Krahas angazhimeve politike, Hoti me prejardhe nga Rahoveci, nuk lë anash as familjen. Ish ministri i Financave edhe në ta kaluarën ka treguar se është një bashkëshort dhe baba mirë për dy djemtë e tij Ledionin dhe Antianin, shkruan Magazina.al
Bashkëshortja e tij me profesion juriste, nuk është ekspozuar shumë në publik. Ajo është parë më shumë në zgjedhjet paraprake kur Hoti garonte për kryeministër të Kosovës e qe nuk arriti të bëhet.
Ajo që dihet për zonjën Hoti është se e njëjta punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) prej nga merr një page prej afër 7 mijë euro në vit.