×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti i Prishtinës: Trafiku ajror mbetet me ndalesë deri më 27 qershor

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 16:26

    Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të ditur se sipas njoftimit të ri të autoritetet relevante shtetërore, trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.


    Sipas këtij aeroporti, Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje.

    “Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës”.

    “Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne”.

    “Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”.

    “Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!