×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA s’gjen qetësi, 1 i vrarë, 11 të plagosur me armë zjarri në Mineapolis

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 18:56

    Në SHBA, policia njoftoi të dielën se në qytetin Mineapolis një person humbi jetën dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat.


    Fotografitë dhe videot live të postuara në Facebook tregojnë viktimat të shtrirë në tokë dhe njerëzit duke i ndihmuar. Duken gjithashtu ndërtesa me xhama të thyera.

    Motivi i ngjarjes është i panjohur dhe askush nuk është arrestuar. Më parë, policia njoftonte në Twitter: “10 persona në spitalet e zonës që kanë marrë plagë nga armë zjarri. Të gjithë janë gjallë me shkallë të ndryshme lëndimesh.”

    Njerëzve iu kërkua të shmangin zonën e qytetit ku ndodhi ngjarja.

    Mineapolis ka qenë në vemendje të mediave kohët e fundit sepse është qyteti ku humbi jetën afrikano-amerikani George Floyd, pas incidentit në të cilin një polic i bardhë i mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta.

    Qyteti shpërtheu në demonstrata dhe protesta të dhunshme duke i dhënë shkas demonstrimeve kundër racizmit në të gjithë botën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!