×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbër Zaimi tha se VV nuk e largoi askënd, i reagon ashpër zyrtari i PSD-së

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 20:07

    Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje duke aluduar në shkarkimin që ju bë Vjosa Osmanit nga LDK, tha se partia e tyre nuk i ka thënë askujt ik, madje sipas tij edhe kur ka pasur fyerje.


    “Në LV kurrë askujt nuk i kemi thënë ik. Pavarësisht pikëpamjeve. Madje edhe kur ka pasur fyerje. Edhe ata që kanë vendosur të ikin, para se ta bëjnë fakt të kryer, janë lutur të qëndrojnë. Kështu u arrit mbështetja e sotme mbi 50%”, ka shkruar ai në Facebook.

    https://www.facebook.com/zaimi/posts/10157200235001129

    Ndaj këtij shkrimi të Zaimit ka reaguar ashpër dikur ish-bashkëpartiaku i tij Zgjim Hyseni, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj.

    Hyseni thotë se Zaimi nuk e largove askënd, por i shpalle punëtorë të shërbimeve të huaja, ku përmendej edhe Stanishiqi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Hysenit:

    Arber Zaimi, i pabesueshem po te mos e shihja, nga me te neveritshmit pergjate 1 viti linqimesh, sulmesh e insinuatash, sot po thote se Levizja nuk e largoi askend.

    Nuk e largove askend, por i shpalle punetore te sherbimeve te huaja, Stanishiqi permendej. Kjo strukture e akuzes eshte karakteristike ne regjimet soc-realiste. Eshte pertej largimit.
    U kerkove per nje kohe mos te merren me politike dhe mos te qendrojne ne Kosove. Ky eshte internim, jo thjesht largim.

    Kujtojeni njehere Aida Dergutin. Ajo eshte kryqezuar e kercenuar me rende sesa Shkelzen Gashi. Asnje demokrat nuk doli ta mbroje sepse e tera ishte orkestruar ne VV. Me pas ia kerkuan dorezimin e pozites se Nenkryetares se Kuvendit me arsyètimin se ishte zgjedhur nga radhet e VV. Pse nuk ia kerkojne Vjoses te njejten sot. Edhe Vjosen, VV e propozoi.

    Zaimi nuk njihet per pune te zellshme, por nuk perton as nuk mungon kurre ne situata te tilla. Ka nxitur e ndersyer shpifjet me idiote, denigrimet me te peshtira. Mund te ve bast se telalli Arber nuk ka punuar qe nga viti 2010 sa ka punuar per ata muaj te problemit.
    Se mos keqkuptohem, ne fund fare ai ishte vec sherbetor besnik. Marifetet gatiteshin te Albini ne banese, ky vec porosite mbremjeve i merrte.

    https://www.facebook.com/zgjim.hyseni/posts/3243361335684165

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!