×
  • Lajme
  • Shqipëria

    441 raste të reja, 9 viktima, kjo ishte java më e frikshme e coronavirusit në Shqipëri

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 22:32

    Java që po mbyllet konsiderohet më e frikshmja për numrin e të infektuarve dhe viktimave të koronavirusit në vendin tonë.


    Vetëm nga dita e hënë e deri më sot në Shqipëri janë regjistruar 441 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 1962 që është totali i personave të infektuar që prej muajit mars.

    Kjo javë ka shënuar plot 9 viktima, që i bie më shumë se një person ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm gjatë këtyre ditëve, ndërsa totali i personave që kanë vdekur në Shqipëri është 44 persona.

    Në llogaritjen e këtyre 7 ditëve rezulton se është shumë i ulët numri i personave të shëruar nëse do ta krahasojmë me atë të infektimeve të reja. Këtë javë ia kanë dalë të që të fitojnë betejën me Covid-19 61 persona, ndërsa totali i tyre shkon në 1134 të shëruar. Ndërsa rastet që vijojnë të jenë aktiv me koronavirus janë 784 të infektuar.

    Rikujtojmë se gjatë përditësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin Infektiv 78 persona, nga të cilët 10 ndodhen në terapi intensive dhe 1 është i intubuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!