×
  • Lajme
  • Botë

    Itali, 24 të vdekur, 224 raste të reja me coronaviris në 24 orët e fundit

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 22:38

    Italia raportoi 24 vdekje nga COVID-19 të dielën, teksa një ditë më parë kishte 49 të tilla.


    Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se këtë të diel kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit 224 individë, nga 262 që ishin të shtunën.

    Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar deri tashmë 34 634 njerëz. Italia është në vendin e katërt në botë për nga numri i viktimave, pas Amerikës, Brazilit dhe Britanisë, raporton Reuters.

    Numri i çështjeve të konfirmuara arrin në 238.499, numri i tetë më i lartë në nivel global. Numri total i personave që aktualisht mbartin sëmundjen e virusit është 20 972 nga 21 212 një ditë më parë. Njerëzit në kujdes intensiv arritën në 148 të dielën, nga 152 të shtunën.

    Agjencia e Mbrojtjes Civile ka thënë se në mbarë Italinë janë testuar 3.042 milionë persona, nga 60 milionë banorë që ka Italia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!