Mikrobiologu Lul Raka, në një postim të fundit në Facebook, ka reaguar pas konfirmimit të 96 rasteve të reja me COVID-19, derisa java që po lëmë pas kishte numrin më të madh të të infektuarve në Kosovë.
Raka ka thënë se ky trend i rritjes është shqetësues, derisa sipas shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapacitet shëndetësor i Kosovës, i cili sipas tij po ngarkohet dita ditës.
Ai ka apeluar për zbatim të këshillave, ndërsa edhe politikanëve u ka dhënë një mesazh.
Postimi i tij:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
COVID-19 NUK është rrenë! Mund të prek TY ose më të dashurit Tuaj!
Trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues. Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po ngarkohet dita ditës!
Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjelltë.
Qytetarë të dashur, Ju lutem t’i zbatoni këshillat sot, sepse nesër mund të jetë vonë:
1. Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!
2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska!
3. Mbani higjienën e duarve!
Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira.
Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona!
Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë!
https://www.facebook.com/RakaLul/posts/153770749598536?__xts__%5B0%5D=68.ARD3jf0oOWann3dpoEPK3NFs3VAQHEa1Ja54rSt4f8JskzE65zT2eomAjnZtUOeU-8rT0f8wauNO9aQuocK5dgpMx7efsfC0yrXNRF5jHyUZjfLbcw6tWRsOdgg11XYo0EyAB7W0ewkBQtwyf48tn7Cq7AjVqhFj-_bHE_tyOzbAcW_3tJam3doz8O-qx9U4S6xnmaQiVbUStfG5jdqfy3vymHo4ptY5FDwIzlXsdsd7PYz3n6pvtfvymeeAT1VVeDRPuKQ9NHopN1v2rMP2mN0qsIH8bJE9Yb3Zw6XNo7VzwtEP63hgkTmDZLyUO6j4PebXmDHYo7S5DrksPmY&__tn__=-R