×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli uron shqiptarët e Luginës

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 8:16

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar shqiptarët e Kosovës Lindore për fitoren e 4 deputetëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi.


    Lideri i PDK-së ka shkruar në “Facebook”, se çdo herë kur janë bashkuar shqiptarët, kanë arritur fitore.

    “E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar. Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit. Uroj që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!