×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani e relaksuar pas shkarkimit, nis vizitat nëpër komuna: Nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 11:14

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dy ditë pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka nisur javën e relaksuar me vizitën në Komunën e Obliqit, shkruan Reporteri.net.


    Ajo ka thënë se ka filluar vizitat e gjelbra dhe vizitën e parë e ka nisur në njërën prej komunave më të të ndotura, ku gjenden termocentralet.

    “Nga sot po i fillojmë vizitat tona të gjelbra. Po fillojmë me vizitën tonë të parë në komunën e Obliqit. Sic e dini  e kemi përzgjedhur këtë komunë sepse është komuna ndër më të afektuarat, është vendi ku janë Kosova A dhe B. Për këtë arsye do të takohemi me kryetarin e komunës dhe me qytetarë të zonave më të afektuara për të diskutuar lidhur me rëndësinë e ambientit tonë.  Gjatë këtyre  ditëve e kemi kuptuar se ambienti i mirë nënkupton edhe shëndet të mirë dhe sidomos  tash në kohë të pandemisë e dimë se nuk ka gjë më të rëndësishme se sa shëndeti.  Nga sot po fillojmë me Obiliqin mirëpo i mirëpresim komentet dhe propozimet tuaja se ku do të duhej të ishte vizita jonë e radhës’, ka thënë ajo përmes një video-mesazhi.

    Ajo ka thënë se shëndeti dhe ambienti i pastërt janë më të rëndësishëm se cdo gjë tjetër.

    “Të flasësh për mjedisit do të thotë të flasësh  për shëndetin. Gjatë  muajve dhe viteve të kaluara e kemi parë që kjo  në vacnti i afekton  fëmijët dhe shëndetin e tyre. Numri i vdekjeve  nga ambienti i ndotur  është rritur prandaj ne duhet ta  kondiserojmë si prioritet”, ka thënë ajo.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!