×
  • Lajme
  • Botë

    Hapet panairi i mishit të qenit në Kinë, aktivistët shpresojnë që kjo të jetë hera e fundit

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 11:00

    Pavarësisht fushatës së qeverisë kineze për përmirësimin e mirëqenies së kafshëve dhe për zvogëlimin e rrezikut ndaj shëndetit nga përhapja e pandemisë, në Kinë është hapur panairi për mishin e qenit si ushqim.


    Ky festival mbahet një herë në vit dhe zgjat dhjetë ditë. Ai është duke u mbajtur në qytetin Yulin dhe zakonisht tërheq mijëra vizitorë, por aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kanë thënë se numri ka rënë këtë vit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Qeveria në Pekin është duke hartuar plane për ndalimin e tregtisë me kafshë të egra dhe për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake. Për këtë arsye, aktivistët po shpresojnë se ky është viti i fundit që lejohet mbajtja e këtij festivali.

    “Unë shpresoj se Yulini do të ndryshojë, jo vetëm për hir të kafshëve, por edhe për shëndetin dhe sigurinë e banorëve të tij”, tha Peter Li, pjesëtar i një grupi ndërkombëtar për mbrojtjen e kafshëve.

    “Lejimi i tubimeve publike masive për të tregtuar dhe konsumuar mish qeni në dyqane të mbushura me njerëz dhe në restorante në emër të një festivali paraqet rrezik të konsiderueshëm për shëndetin publik”, shtoi ai.

    Në prill, Shenzheni u bë qyteti i parë në Kinë që e ndaloi konsumimin e mishit të qenit. Pritet që këtë shembull ta ndjekin edhe qytetet e tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!