Dje janë mbajtur zgjedhjet nacionale dhe ato lokale në Serbi, në ato nacionale shqiptarët kanë garuar në një listë të përbashkët ku me sukses kanë arritur ti sigurojnë 3 deputetë , ndërsa në ato lokale në komunën e Bujanocit partitë shqiptare kanë fituar 26 ulëse dhe e para ka dal PD e udhëhequr nga Nagip Arifi shkruan 06 Press.
Portali online 06 Press ka siguruar për secilen parti sa ulëse i ka fituar në kuvendin komunal të Bujanocit: Partia Demokratike e udhëhequr nga Nagip Arifi ka fituar 10 ulëse, PVD udhëhequr nga Shaip Kamberi ka fituar 8 ulëse, LPD e udhëhequr nga Shqiprim Musliu ka fituar 4 ulëse, APN 3 ulëse dhe UDSH ka fituar 1 ulëse, pra shqiptarët gjithsej kanë fituar 26 ulëse në kuvendin komunal të Bujanocit, ndërsa serbët kanë fituar 15 ulëse dhe sigurisht se kryetari do të jetë nga partitë shqiptare e burime të 06 Press tregojnë se Nagip Arifi do të jetë kryetar i ardhshëm. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.