Real Madridi po kërkon që ndeshja e kthimit të fazës së 1/16-ve të Ligës së Kampioneve me Manchester Cityn të luhet në një fushë neutrale.
Klubi madrilen nuk pranon të luajë në fushën e “Qytetarëve” “Etihad Stadium” nga frika e infektimit me koronavirus dhe për këtë shkak i kanë kërkuar UEFA-s që takimi të zhvillohet në një fushë asnjanëse.
Nëse miratohet kërkesa e klubit mbretëror, atëherë njëri prej stadiumeve të kryeqytetit të Portugalisë (Lisbonë) mund të shërbejë si terren për të zhvilluar sfidën mes dy gjigantëve të futbollit.
Ndeshja e parë e luajtur në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 2-1 për Manchester Cityn dhe Realit i duhet të bëjë përmbysjen për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.