×
  • Sport
  • Sport

    Hysaj e ka kërkuar largimin nga Napoli

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 12:47

    Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, thuhet se e ka kërkuar largimin, pasi që nuk është i kënaqur me situatën aktuale në San Paolo.


    Agjenti i shqiptarit, Mario Giuffredi, njoftoi në muajin e kaluar se klienti i tij nuk do ta rinovojë kontratën me Partenopei, ndërsa tash La Gazzetta dello Sport bën të ditur se 26-vjeçari e ka kërkuar largimin nga klubi këtë verë.

    Hysaj nuk është i kënaqur se duhet të konkurrojë me Giovanni Di Lorenzon për një vend në formacionin bazë, ndërsa me kthimin e Kostas Malonas, ai do të ketë konkurrencë më të madhe.

    Mbrojtësi i djathtë është paraqitur vetëm në 13 ndeshje këtë edicion në Serie A dhe me shumë mundësi do të largohet pasi po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

    Kujtojmë që Hysaj nënshkroi për Napolin në vitin 2015 duke u transferuar nga Empoli për pesë milionë euro dhe deri më tani i ka regjistruar 187 ndeshje për Partenopei.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!