Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të hënën, se në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë janë vjedhur 16 kapakë të rrjetit të kanalizimit.
Sipas njoftimit, vjedhje në këtë rrugë ka pothuajse çdo të tretën ditë.
“Shqetësuese, persona të papërgjegjshëm vjedhin kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik ( 16 copë) në rrugën ” Qemajl Stafa” në Prishtinë. Përgjatë inspektimit në terren, KRU ‘Prishtina’ sh.a. ka informuar menjëherë drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës për rastin. Ata u zotuan se shumë shpejt do t’i vendosin kapakët e rinj. Shqetësues mbetet fakti që në atë rrugë po vidhen kapakë pothuajse çdo të tretën ditë. Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të moshuarve. Veprimet e tilla janë të patolerueshme”, thuhet në njoftimin e KRU Prishitna. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.