×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga takon djaloshin me koeficient të inteligjencës 145, e quan “Ajnshtajn të kohës moderne”

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 19:15

    Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, sot ka pritur në takim takuar sot djaloshin Lum, i cili ka koeficient të inteligjences 145.


    Ajo shprehet se Lumi qysh nga mosha dy-vjeçare ka shfaqur nivel të inteligjencës jo të zakonshme me fëmijët e moshës së tij, ndërsa e quan djaloshin “Ajnshtajn të kohës moderne”, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Jahjagës:

    Ishte kënaqësi e veçantë që të pres në vizitë Lumin, një djalosh kurioz i cili premton shumë për të ardhmen e vendit tonë. Lumi ka treguar inteligjencë mbi mesatare me koeficient të intelegjencës 145 dhe është pjesë e Institutit “Atomi”.

    Pasuria më e madhe e Republikës së Kosovës janë fëmijët inteligjentë si Lumi. Mirëpo, na takon neve që këtë pasuri ta përkrahim duke i ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin intelektual.

    Lumi qysh nga mosha 2 vjeçare ka shfaqë një nivel të intelegjencës jo të zakonshme me fëmijët e moshës së tij. E fëmijët si Lumi, të cilët e di që nuk janë pak në numër, duhet përkrahur që intelegjencën e tyre ta sfidojnë në kushte dhe mundësi të duhura.

    Lumi – Ajnshtani i kohës moderne, shpresoj që në të ardhmen, ta vendosësh Kosovën në harten e gjenive botëror.

    https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/3107919795963809?__xts__%5B0%5D=68.ARAafPIGTIlwqIh_Z6tbAedW7AyhD9jOe6U3tHxJ0O3fsz1HwTpUkvpWeMkiTgMq9jaBEnG6BnCCSAVGxJajjhAc81wgH43bPUKa2A3BP2RlsZawZgLD_6FJglkoS3fOThaM-ZHQlCPaPSDec_bVE1tDUWqcWdmU6z0XYi2t64hVut_VpItKqAA6ZcjZhhekfvW_7AyNEQ_od15dYYIHYmcGnpD4bj-rWuQ5nKgc4DbTS06F0ue5nhcZ-NqJ7_K992bWmYCKyB-yeVcbeIk1j9z0MX1wfymxXz6A5lhheT__Hz4NUc0_82x7sSv-Vf9WPyvCdC0UFPPQow-TIs_Qgb9cWg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!