Presidenti Hashim Thaçi ndërsa ka folur për takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Washingon mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se nuk pret zgjidhje pa SHBA-të.
“Në çdo rrethanë, në çdo moment, kapitull pres prezencën amerikane dhe rolin udhëheqës, dhe prezencën e përkushtimin e vendeve të BE-së për të plotësuar SHBA-të dhe BE për të plotësuar misionin e tyre”, tha Thaçi në një intervistë për RTK, shkruan Reporteri.net.
Ai ndërkaq konfirmoi se në javën e tretë të korrikut do të mbahet Samiti i Parisit.
Thaçi tha se Washingtoni e Brukseli duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën në këtë angazhim, s’kemi tjetër alternativë përveç të ardhmes evropiane.
Presidenti Thaçi më tej ka thënë se shpreson të ketë një lëvizje më aktive të Berlinit, siç tha ai të shmanget nga pasiviteti që e ka përcjell.
“Pa Parisin e Berlinin s’ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.