×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti konfirmon se në Uashington nis dialogu me Serbinë e jo në Bruksel

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 21:36

    Kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se me date 25 qershor do të shkojë për vizitë në Bruksel, por nuk e përmend se do ta takojë Miroslav Lajçakun.


    Ai ka shkruar në Facebook se në Bruksel do të bisedojë për viza kurse në Amerikë për të rifilluar dialogun me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    “Nga Brukseli do të udhëtoj për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nisim dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Hoti ndërkaq ka thënë se në Bruksel do të bisedojë për vizat, coronavirusin e rimëkëmbjen ekonomike, por nuk e përmend një takim të mundshëm me Miroslav Lajçakun. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!