Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth pritjeve para takimit të shumëpritur ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e emisarit të presidentit të SHBA-së, Richard Grenell, më 27 qershor në Uashington.
Në një intervistë për RTK, kreu i vendit tha se pret që në Shtëpinë e Bardhë të hapet një kapitull i ri për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shpresoj se do të arrijmë më tepër sesa presin skeptikët. Takimi do të jetë shumë i vështirë, pasi Serbia vazhdon të shikojë nga e kaluara dhe pak të fokusohet për të ardhmen. Mandej e shikojnë Kosovën në aspektin e mitit dhe historisë së rrejshme dhe jo në realitetin e Kosovës së pavarur e sovrane. Megjithëse institucionet dhe liderët në Serbi e dinë se Kosova është vend i lirë e i pavarur dhe se kjo gjë është e pakthyeshme”, ka thënë presidenti Thaçi duke shtuar se Kosova në bisedime ka për bazë Kushtetutën e vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.