Kryeministri Avdullah Hoti që nga marrja e mandatit ka emëruar hiç më pak se 35 zv.ministra.
Hoti së fundmi ka nënshkruar edhe 13 vendime për të emëruar zëvendësministra, shumica prej tyre vijnë nga partia e Ramush Haradinajt.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar edhe emrat e të emëruarve në pozitat e dyta nëpër ministri, e ku nuk mungojnë as ish-deputetë e persona që kanë mbajtur edhe më herët këtë pozitë.
Një nga zëvendësministrat është Rexhep Kadriu, i cili në Qeverinë e Haradinajt ishte zëvendës i Pal Lekajt. Tani ai do të ketë këtë pozitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
AAK-ja ka deleguar edhe ish-deputetë si Muharrem Nitaj e Gani Dreshaj, të cilët nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme në këtë legjislaturë.
Rexhep Kadriu, Burbuqe Bakia Deva, Muharrem Nitaj, Arber Grabovci, Halil Matoshi, Bajram Kastrati, Bahrim Shala, Qerim Bajrami, Nehat Ramadani, Gani Dreshaj, Driton Bardheci, Magbule Shkodra, Agron Bacaj, janë emëruar së fundmi si zv.ministra.
Kurse ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti, në kabinetin e tij qeveritar kishte emëruar edhe 22 zëvendësministra duke çuar kështu në 35 numrin e zv.ministrave deri tani.
Disa nga të cilët, janë riemëruar, pasi mbanin të njëjtën pozitë, edhe në Qeverinë Kurti.
Në ministrinë e Financave është riemëruar si zëvendësministër, Agim Krasniqi.
Artan Berisha, Arton Retkoceri dhe Hamza Balje janë emëruar si zëvendësministra të rinjtë në Ministrinë e Infrastrukturës.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri më tani ka emëruar vetëm dy zv.km, Bekim Brestovcin dhe Bashkim Krasniqin.
Ndërkohë, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë emëruar, Besart Dreshaj e Bashkim Krasniqi.
Engelbert Zefaj, Valdete Bajrami e Qazim Rrahmani janë zëvendësministrat e rinjtë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në ministrinë për komunitet dhe kthim, këto pozita do i mbajnë Enis Sulejmanovic dhe Selim Kryeziu.
Enver Hoti, është zëvendësministri i vetëm deri më tani në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Edhe ministria e Pushtetit Lokal deri më tani, ka vetëm një zëvendës ministër, Fatbardha Eminin.
Njëjtë edhe Ministra e Drejtësisë, deri më tani ka vetë Florian Dushin si zv.ministër.
Muharrem Sfarqa, zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, së bashku me Sema Spahiun.
Nexhat Ramadani, zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Resul Makreshi, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë, në MPB janë emëruar dy zvministra, Yildiray Bayram dhe Zafir Berisha.
Kujtojmë se, Qeveria paraprake ajo e Albin Kurtit, kishte 35 zëvendës ministra.
Ky numër ishte dukshëm më i vogël se ai i Qeverisë së mëparshme, i Qeverisë Haradinaj, në të cilën kishte rreth 80 zëvendës-ministra, më së shumti që nga koha e pasluftës.
Kjo e fundit, vazhdimisht ishte kritikuar, për këtë numër enorm të zvministrave në kabinet. /Reporteri.net/.