×
  • Lajme
  • Shqipëria

    72 vjeçari shqiptar vdes në motel, arrestohet pronarja

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 9:43

    Policia në Gjirokastër ka ndaluar një 43-vjeçare, pasi në ambientet e lokalit të saj u gjet i pajetë një 72-vjeçar.


    Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale M.Z. ku në biznesin e saj në lagjen “18 shtatori” u gjet pa shenja jete K.V. banues në Dropull.

    Trupi u gjet dje, rreth orës 11:15 dhe nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune.

    Njoftimi nga Policia e Gjirokastrës:

    Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativë të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambientet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull.

    Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!