E ardhmja e Philippe Coutinhos vazhdon të mbetet temë e mediave sportive prej se u transferua nga Liverpooli te Barcelona në vitin 2018.
Blaugranët e shpenzuan para të majme për brazilianin dhe pritshmëritë për të ishin të mëdha, mirëpo ai dështoi ta tregonte veten në Camp Nou.
Për këtë arsye vendosi ta huazonte te Bayern Munichu, por bavarezët nuk janë të interesuar që ta mbajnë më gjatë, ashtu që gjatë verës ai do të kthehet te klubi spanjoll.
28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e katalunasve, të cilët duan ta shesin së bashku me Jean Clair Todibon – raporton gazeta spanjolle Sport.
Për Todibon kanë shprehur interesim Evertoni dhe Roma, mirëpo Barca e ka të vështirë të gjejë blerës për Coutinhon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.