×
  • Sport
  • Sport

    Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e Milanit

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 12:27

    Është shuar një tjetër legjendë e futbollit italian. Mediat italiane bëjnë të ditur se një ditë më parë është ndarë nga jeta Pierino Prati, kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me Milanin për klube.


    Prati e humbi jetën në moshën 73-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Gjatë karrierës së tij ai shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A, doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, ka fituar titull e Kupë, me Milanin ngriti European Cup, Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!