Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar sot mocion mosbesimi nga Qeverisë Hoti.
Konkretisht, deputetja Mimoza Kusari Lila në seancën e Kuvendit ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.
Kusari-Lila ka thënë se mocioni është gati derisa ka kërkuar bashkëpunim edhe nga PDK duke thënë se nëse kjo parti dëshiron të punojë për interesat e vendit, atëherë duhet të nënshkruajë këtë mocion, shkruan Reporteri.
“Ndoshta kjo qeveri do ta fitojë shumicën, por mos e merrni të drejtën të flisni në emër të sovranit sepse sovrani votoi diçka tjetër. Në të mirë të qytetarëve është vendi të shkojë në zgjedhje, kjo qeveri të shkojë në shtëpi. Nëse PDK dëshiron të punojë në interes të vendit e kanë të lehtë, e nënshkruajnë mocionin e mosbesimit”, u shpreh ajo.
Lidhur me këto deklarata ka folur edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi duke thënë se është e pandershme që VV të flasë për mocion mosbesimi në kohë pandemie, kur vetë i ka akuzuar partitë tjera se rrëzuan Qeverinë në kohë pandemie.
“VV e Mimoza kanë derdhë lotë krokodili me fjalë se qysh po e rrëzoni qeverinë në kohë të pandemisë. Nuk ka mocion mosbesimi, ne nuk jemi të informum. LDK pa na vetë neve ka inicu mocion mosbesimi. Na kemi votu kundër kësaj qeveria, kjo qeveri ka me ra kur ti vjen koha. Nuk mundem me e paragjyku, por mocion nuk ka, Kur ta nisni një mocion do të merrni përgjigje meritore edhe nga PDK. Por çka po ndryshon lidhur me pandeminë”, u shpreh Krasniqi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.