×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka kuorum, dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 14:45

    Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i pesë marrëveshjet ndërkombëtare.


    Edhe pas debatit rreth 4 orëshnga deputetët, në fund nuk janë siguruar votat e mbi 81 deputetëve, aq sa nevojiteshin për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare.

    Dy partitë opozitare, VV dhe PDK, nuk morën pjesë në votim, ndërsa partitë në pushtet nuk kishin më tepër se 58 vota, shkruan Reporteri.net.

    Këto marrëveshje ndërkombëtare u vendos që të shqyrtohen sërish në seancën e radhës.

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e re duke filluar nga ora 15:30, ku kryeministri Avdullah Hoti do të flasë para deputetëve për takimin që do të mbahet me 27 qershor në Uashington me Serbinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!