×
  • Lajme
  • Botë

    Në Maqedoni të Veriut edhe katër të vdekur e 118 raste të reja me COVID-19

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 16:52

    Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut nga pasojat e koronavirusit. Të gjithë viktimat janë nga Shkupi. Më i riu prej tyre është 58-vjeçar, kurse më të vjetrit 73-vjeçar.


    Ndërkohë numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut vazhdon të jetë i lartë. Të martën Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 118 raste të reja. Janë testuar 1363 mostra. 55 prej të prekurve janë nga Shkupi e 20 nga Tetova.

    Të martën edhe numri i të shëruarve ishte i lartë – 74.

    37 qytetarë të Shkupit janë shëruar nga koronavirusi e 24 të Tetovës.

    Në total, në Maqedoni të Veriut janë konfirmuar 5311 raste. Janë shëruar 2048 persona, kanë vdekur 251 persona, kurse raste aktive janë 3012. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!