×
  • Lajme
  • Lajme

    Një organizatë studentore thotë se zëvendësministri Bardheci nuk i ka kryer studimet dhe notën mesatare e ka 6.8

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 18:21

    Driton Bardheci sot është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Por, zëvendësministri i AAK-së,  Bardheci ende është duke i ndjekur studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.


    Kështu të paktën pretendon Organizata Studentore “Stduim, Veprim, Kritikë”. Sipas kësaj organizate Bardheci është ende student dhe ka notën mesatare 6.8.

    Kjo organizatë e ka cilësuar emërimin e tij si një goditje e rëndë për arsimin, shkruan Reporteri.net.

    “Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë. Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar)”, thuhet në reagimin e SKV-së.

    Postimi i plotë i SKV-së:

    Zëvendësministri student

    Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit.

    Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

    Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

    Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

    Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numrë të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/562798787727237

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!