Kryetari i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hazir Borovci është emëruar punën si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Driton Selamanaj, shkruan Reporteri.net
Borovci i cili e drejton degën që njihet si “Dega e Presidentit Rugova”, njihet si ai personi që thoshte se kishte folur me Ibrahim Rugovën në varr.
Borovci në tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së në një fjalë rasti para të pranishmëve kishte bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Të dashur miq,
Dua tē ju njoftoj se nga sot do të vazhdoj angazhimin tim si Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.
E falenderoj Zëvendëskryeministrin për besimin e tij dhe uroj që bashkërisht dhe në frymë bashkëpunimi, do të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë.
Sinqerisht i juaji!
https://www.facebook.com/hazirborovci62/posts/2797006827185840
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.