Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka “zgjatur” dorën e pajtimin Lëvizjes Vetëvendosje, siç tha për të ndërtuar perspektivën e Kosovës.
Në interpelancën për largimin e reciprocitetit, të thirrur nga Vetëvendosje, Gashi kërkoi konsensus për çështjet madhore të vendit.
“Shokë e shoqe të Lëvizjes Vetëvendosje ejani të ndërtojmë perspektivën e Kosovës, jo nga logon e partive, por nga institucionet përfaqësuese. Nga Kuvendi i Kosovës duke ndërtuar konsensusin, qoftë edhe pas ditë të tërave të përplasjeve të ideve, por jo të interesave”, tha ai.
Krahas kësaj, deputeti i pushtetit i bëri lutje dy partive opozitare, t’iu bashkohen në dialogun me Serbinë.
“Thirrja ime për ju sot, lutja jonë është hajdeni të përfaqësojmë Kosovën me dinjitet, hajdeni të drejtojmë bisedimet me integritet”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.