×
  • Sport
  • Sport

    Tre lojtarë të infektuar me Covid-19 tek PSG

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 20:23

    Coronavirusi vijon të përhapet dhe në futboll. Mësohet se tre lojtarë dhe një anëtar i stafit të Paris Saint-Germain kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.


    Lajmi për infektimin e lojtarëve është konfirmuar nga nga klubi francez, i cili mori titullin kampionë që në muajin prill, pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë së COVID-19.

    PSG do të rikthehet në stërvitje ditën e enjte për t’u përgatitur për finalen e Kupës së Francës ndaj Saint-Etienne më 24 korrik dhe Kupës së Ligës ndaj Lyon më 31 korrik.

    Sipas njoftimit, 3 lojtarët, të cilëve nuk u bëhet publik emri, janë asimptomatikë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Ata janë vendosur menjëherë në karantinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!