Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se është marrë vendimi që të hapet sa më parë aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, Zemaj tha se ky vendim u mor me qëllimin kryesor, që t’i mundësohet mërgatës kthimi i lehtë në vendlindje, shkruan Reporteri.net.
Ai po ashtu u ka uruar mërgimtarëve mirëseardhje.
Ky është postimi i tij i plotë:
Aeroporti u hap, miresevjen mergate!
E morem vendimin e shumepritur.
Gjate diteve te fundit kam aktivizuar te gjitha kapacitetet per t’i bere pergaditjet per ta hapur sa me pare aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines, me qellimin kryesor qe t’i mundesohet mergates sone kthimi me i lehte ne vendlindje.
Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Miresevjen mergate! /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.