×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali konfirmon lajmin e mirë për Granit Xhakën

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 21:49

    Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka lënë prapa lëndimin dhe tashmë është gati për t’u rikthyer në stërvitje të plota.


    Pas tre muajve pauzë shkaku i koronavirusit, Premier Liga u rikthye javën e kaluar në aksion me ndeshjet e javës së 29’të.

    Manchester City shënoi fitore ndaj Arsenalit, teksa në këtë ndeshje pësoi lëndim Granit Xhaka dhe fillimisht lëndimi u pa të jetë serioz.

    Mirëpo, Arsenali ka konfirmuar se Granit Xhaka tashmë ka lënë prapa lëndimin dhe është gati për t’u rikthyer në stërvitje të plota.

    Mesfushori nga Kosova dhe reprezentuesi i Zvicrës do jetë në dispozicion të Mikel Artetas për ndeshjen ndaj Southamptonit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!