Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 9,3 milion, përkatësisht 9,359,372 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 479,879.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 123,475 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 52,771, Britania e Madhe me 42,927 Italia me 34,675, Franca me 29,720 dhe Spanja me 28,325.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 46 viktima dhe janë infektuar 2,047 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 5,046,272 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,8 milion raste aktive që presin të shërohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.