Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shpallë sot më 24 qershor vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.
Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kanë kërkuar dënimin me 12 vite burg për dy ish zyrtarët.
Rreth 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish-ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Për Saimir Tahirin dënimi i Shkallës së Parë u konvertua në 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.