×
  • Sport
  • Sport

    Gjeniu i futbollit po plaket, Messi sot mbush 33 vjeç

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 9:10

    Lionel Messi, ka lindur më 24 qershor të vitit 1987. Ai është një futbollist argjentinas i cili luan si sulmues me klubin spanjoll Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren argjentinase.


    Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari i Vitit. Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe edhe pesë Topa të Artë, ku totali shkon në gjashtë, shkruan lajmi.net.

    Ai gjithashtu fitoi në sezonin 2010/11 UEFA Lojtari më i mirë në Evropë. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompeticionet.

    Në moshën 25-vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 gola në La Liga. Në shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 golave me klubin dhe kombëtaren që në moshën 27-vjeçare.

    Njohur gjerësisht si lojtari më i mirë në botë, Messi është vlerësuar nga shumë komentues, trajnerë dhe lojtarët si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

    Ai sot mbush 33 vjeç. Edhe 100 Leo!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!