×
  • Lajme
  • Botë

    Tri ditë para takimit të madh Vuçiq arrin në Rusi, merr pjesë në pritjen speciale

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 11:10

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron për vizitë në Moskë, ka marrë pjesë në paradën ushtarake që po shënohet me rastin e 75 vjetorit të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.


    Mediat serbe shkruajnë se në paradë morën pjesë gjithashtu përfaqësues të delegacioneve nga shumë vende, përfshirë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Reporteri.

    Vuçiq, në prag të fillimit të Paradës Ushtarake në Moskë, arriti në Kremlin, ku u prit nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

    Vizita e Vuçiqit në Rusi bëhet tri ditë para takimit të madh që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

    Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime.

    Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka takuar liderët në Kosovë dhe në Serbi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!