×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania kthen në karantinë rreth 350 mijë njerëz

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 12:13

    Autoritetet në Gjermani kanë vendosur të karantinojnë zonën e Gutersloh në shtetin e Veriut, Rhine-Westphalia.


    Vendimi u mor pasi u konfirmuan raste me koronavirus në një fabrikë mishi. Rreth 360,000 njerëz pritet të mbyllen sërish në karantinë.

    Kryeministri i Rhein-Westfalisë së Veriut tha se karantina do të jetë  në fuqi deri më 30 qershor, dhe se  është  një masë parandaluese.

    Ky është kthimi i parë i masave rigoroze në Gjermani që nga fillimi i heqjes graduale në maj, raporton BBC.

    Lothar Wheeler, kreu i Institutit Gjerman për Shëndetin Publik, u tha gazetarëve sot se vendi është i kërcënuar nga një valë e dytë e infeksioneve, por ai gjithashtu tha se ai është optimist dhe beson se vala e dytë mund të parandalohet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!