Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të reagojnë për zbrazjen e Kosovës Lindore.
Ajo ka thënë se edhe për faktin se u bashkuan në një listë zgjedhore, partitë shqiptare nuk arritën të fitojnë më shumë se dy deputetë në Parlamentin Serb.
Musliu ka kritikuar edhe ministrin Gent Cakaj, duke thënë se u bë shumë zhurmë për asgjë, derisa ka thënë se vëmendja duhet të përqendrohet tek një plan kombëtar për zbrazjen e Luginës së Preshevës, shkruan Reporteri.
Postimi i plotë:
SHUMË ZHURMË PËR ASGJË
Shqiptaret paskan fituar dy deputet ne Kuvendin e Serbisë dhe qenka berë nami.
Çka pritet prej një Beogradi i cili nuk njeh gjuhën shqipe, flamurin e shqiptarëve, identitetin e shqiptarëve, të drejtën e zhvillimit të mirfillt të arsimit shqip, zhvillimit ekonomik.
Kosova Lindore prej zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1990 deri më tani në përbërje të Parlamentit Sërb kishte përfaqësuesit e vet edhe atë:
– në zgjedhjet e vitit 1990 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 1993 – dy deputet.
– në zgjedhjet e vitit 1997 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2007 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2008 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2012 – një deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2014 – dy deputet.
– në zgjedhjet e vitit 2016- një
Mos harroni këto vende i fitonte vetëm PVD-ja.
Tani qe u bë “bashkimi i shqipëtarve” fituan prap as më shumë e as me pak se dy deputetë.
Dhe pyetja ime konkrete per Gent Cakajn dhe te gjithë ata që u ekzaltuan nga “bashkimi i shqiptarëve” është:
Ku janë Shqiptarët e Kosovës Lindore??? Dikur vetem PVD i fitonte dy deputet tash te gjithë bashkë dy deputet.
A po zbrazet Kosova Lindore? A kemi strategji e planë kombëtar ta ndalojmë zbrazjen e Kosovës Lindore nga shqiptarët??? Mendoj se këtu duhet të përqendrohet vëmëndja jonë sepse pak ka randësi a i fituan dy apo katër deputet.
Pesha e tyre ne një Kuvënd me përbërje 61% ultranacionalist serb është zero.