×
  • Sport
  • Sport

    Mike Tyson tregon potencialin në moshën 53-vjeçare, gati rikthimi në ring

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 15:29

    Rikthimi i legjendës së boksit Mike Tyson në ring duket me e afërt se kurrë, pasi 53-vjeçari postoi më të rejat nga ato që janë bërë një seri videoklipesh ku tregohet ish-kampioni i boksit në peshat e rënda duke u përgatitur për një rikthim në boks.


    Tyson, i cili u ndesh për herë të fundit ndaj Kevin McBride më shumë se 15 vjet më parë, ka bërë stërvitje instensive kohët e fundit, duke lënë të kuptohet se ai po konsideron një rikthim në sportin ku ai dominoi për pjesën më të mirë të një dekade nga mesi i viteve 1980 dhe më tutje.

    Tyson mund të rikthehet në ring për tu ndeshur dhe të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për bamirësi.

    https://www.youtube.com/watch?v=-rYUDWoQ0Ns

    Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Tayon tregon se nuk i ka humbur aftësitë dhe reflekset e tij, përkundrazi ai shihet i fuqishëm në lëvizje e tij, duke i mahnitur tifozët e këtij sporti.

    Disa emra janë përmendur si kundërshtarë të mundshëm për Tyson në rast se ai rikthehet në ring, përfshirë ato të ish armikut Evander Holyfield dhe superyllin e UFC, Jon Jones.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!