×
  • Sport
  • Sport

    Operohet me sukses Aguero, mësohet se kur pritet të rikthehet në fushë

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 17:17

    Pas dëmtimit të pësuar dy ditë më parë në përballjen me Burnleyn, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero iu nënshtrua operacionit ditën e sotme në klinikën e profesor Ramon Cugat në Barcelonë.


    Lajmin e ka dhënë vetë sulmuesi argjentinas i “citizens”, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se shumë shpejt do të nisë rikuperimin.

    “Ka shkuar gjithçka mirë dhe shumë shpejt do të nis rikuperimin. Falënderim për profesor Cugat dhe stafin e tij, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë”, shkroi Aguero në rrjetet sociale.

    Sulmuesi argjentinas pritet të nisë shumë shpejt rikuperimin, ndërsa shpresat e trajnerit Guardiola janë që ta ketë gati Agueron për sfidat e ligës së Kampionëve, të planifikuara për në muajin gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!